Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Trump: Lufta në Siri nuk është problemi ynë, kurdët nuk janë engjëj
Presidenti Donald Trump deklaroi se nuk është problemi i SHBA-së, nëse Turqia hyn në territorin sirian, ndërsa shtoi se kurdët, të cilët janë objektiv i ofensivës turke nuk janë engjëj. Kreu i shtetit amerikan ka marrë shumë kritika nga politikanët e vendit të tij, të cilët kanë frikë se me këtë vendim, do të jetë e vështirë që vendet e tjera t’i besojnë amerikanëve, pasia ta kanë lënë ën baltë aleatët kurdë.
Ndërkohë një delegacion i nivelit të lartë amerikan është nisur drejt Turqisë në një përpjekje për të ndaluar inkursionin e Ankarasë në verilindje të Sirisë.
Por Trump, gjatë takimit me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella tha se SHBA-ka nuk është një “polic që vendos rregull”.
“Për ne ka ardhur koha që të shkojmë në shtëpi. E shikoj situatën në kufirin turko-sirian strategjikisht brilante. ushtarët tanë janë jashtë nga aty. ushtarët tanë tani janë plotësisht të sigurt. Ata duhet ta gjejnë një zgjidhje. ndoshta gjejnë një zgjidhje pa luftuar. Ne po shikojmë dhe po negociojmë dhe po përpiqemi që ta detyrojmë Turqinë të bëjë gjënë e duhur. Pavarësisht situatës, ne duam që lufta të pushojë”, tha presidenti amerikan.