Flash News

KRYESORE

Trump takon Johnson dhe premton një marrëveshje të madhe tregtare me Britaninë

Trump takon Johnson dhe premton një marrëveshje të madhe tregtare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është gati që të nënshkruajë një marrëveshje shumë të madhe tregtare me Mbretërinë e Bashkuar. Deklarata e tij erdhi pas një takimi me kryeministrin britanik, Boris Johnson në Samitin G7 në Biarritz të Francës.

Edhe Johnson tha se SHBA duhet të hapë tregun nëse një marrëveshje pas Brexit-it arrihet.

Takimi ndodhi pas ditës së parë të diskutimeve në mes të liderëve botëror në Samit. Trump tha për mediat se një marrëveshje me Britaninë do të ndodhte shumë shpejtë.

“Do të bëjmë një marrëveshje shumë të madhe tregtare, më e madhja që kemi pasur me Britaninë”, u shpreh ai.

Si anëtare e Bashkimit Evropian, Britania nuk mundet të bëjë marrëveshje tregtare me shtete të tjera dhe Bashkimi Evropian nuk ka marrëveshje për tregti të lirë me SHBA-në.

Por gjithçka do të ndryshojë, ndërsa Johnson po tenton që të nxjerrë ishullin nga unioni pavarësisht rezistencës së madhe nga parlamenti. ndërsa analistët parashikojnë rënie ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar, sigurisht që marrëveshja me SHBA-në do t’i mundësojë vendit që të përfitojë financiarisht.

Të fundit