
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Derbi i kryeqytetit, Partizani mposht Tiranën me golin e Çinarit
10 vjet nga 21 janari, xhaxhai i Aleks Nikës për Politiko: Janë mbledhur prova të reja, por drejtësia heziton të zbardhë çështjen
Komiteti Teknik i Ekspertëve: Mësimi në universitete do vijojë online, ky vendim nuk është marrë vetëm në Shqipëri
U arrestua pas skandalit me turistët spanjollë, Mihal Kokëdhima i shpëtoi burgut dy herë më parë

Mihal Kokëdhima, pronari i bar-restorant ‘Panorma’ duket se paska qenë edhe më parë një emër problematik, sa i takon zbatimit të ligjit.
Prej ditësh, ai është arrestuar pas sulmit ndaj turistëve spanjollë, rast që më pas u bë publik edhe anë të videos që shpërndanë vetë të huajt.
Pas lajmit, rezultoi që restoranti, nga ku u larguan të pakënaqur me shërbimin grupi i spanjollëve, rezultoi se ishte pa leje, plot 2 mijë m/2 dhe sot prej mëngjesit IKMT ka nisur shembjen e tij.
Megjithatë, Kokëdhima ka patur edhe më parë probleme me ligjin, por i ka shpëtuar burgut.
Në vitin 2015 ai është proceduar për vjedhje të energjisë elektrike, por në fund të procesit gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me tre muaj heqje lirie dhe lënien e të pandehurit në liri me kusht për 18 muaj.
Një vit më pas ky vendim është pushuar nga Apeli në Vlorë në zbatim të ligjit për amnistinë të miratuar nga parlamenti.
Vendimi tjetër i dhënë nga gjykata ndaj Mihal Kokëdhimës lidhet pikërisht me restorantin ku ndodhi incidenti me turistët.
Me datën 26 qershor 2017, oficerët të policisë gjyqësore të stacionit të policisë Himarë janë njoftuar se në afërsi të këtij lokali po kryhej një ndërtim pa leje.
Në vendin ku po ndërtohej ky mur janë gjetur dy punëtorë që kanë deklaruar se janë punësuar nga ana e shtetasit Mihal Kokëdhima për ndërtimin e murit.
I pyetur rreth kësaj ngjarje Mihal Kokëdhima ka deklaruar se nuk ka marrë leje por murin po e ndërtonte për të penguar kalimin e bagëtive.
Gjykata e Vlorës e ka dënuar Kokëdhimën me 8 muaj burg për këtë vepër penale por më pas e ka pezulluar dënimin e tij duke e lënë në liri me kusht për 18 muaj. Ky vendim u la në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Vlorë.
Ditari politik









Të fundit


Pasuria e ish-ministres Nikolla, BIRN: Mori kredi për të blerë shtëpi në Golem
22 Janar 2021, 13:08
Kriza e fuqisë amerikane: Si e shohin evropianët, Amerikën e Joe Biden
22 Janar 2021, 12:50
Kontrolle në 7 banesa, policia jep detaje nga operacioni "blic" në Nikël
22 Janar 2021, 12:45
Nxori sekretin hetimor, SPAK zgjat pezullimin nga detyra për ish-kreun e OFL-së
22 Janar 2021, 12:33
Pfizer do të furnizojë me vaksina programin COVAX të OBSH
22 Janar 2021, 12:32





IGJEUM paralajmëron rritje të nivelit të lumenjve, në Shkodër ende 738 ha nën ujë
22 Janar 2021, 11:16
RENEA aksion ‘blic’ në Nikël, kontroll banesave të personave me rekorde kriminale
22 Janar 2021, 11:10

Shtyhet afati i bllokimit të Kapshticës deri më 8 shkurt
22 Janar 2021, 10:47

Filmi i James Bond shtyhet për herë të tretë
22 Janar 2021, 10:26
Funksionimi i Gjykatës së Lartë, Kim takon anëtarët e KLGJ-së dhe Sokol Sadushin
22 Janar 2021, 10:12


Pjesë e një bande kriminale, arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
22 Janar 2021, 09:49
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
22 Janar 2021, 09:30
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
22 Janar 2021, 09:29