Flash News

KRYESORE

U dorëhoq nga posti i zv.ministrit, gazetari-Mukës: Në perëndim ta lan b*thën sifoni hidrahulik. Këtu punon goja e dora

U dorëhoq nga posti i zv.ministrit, gazetari-Mukës: Në

Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar ashpër ndaj Taulant Mukës, i cili pasi nxorri skandalin me plagjiaturën e zv.ministrit të Arsimit Ervin Demo, i zuri postin. Por ditën e djeshme Muka ka dhënë dorëheqjen.

Muka u shpreh se mes të tjerash, një ndër arsyet e dorëheqjes ishte se në zyrat e ministrisë mungonin dhe kushtet minimale si uji apo letrat higjenike.

Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar këtë fakt duke iu drejtuar Mukës se ai u nxitua.

“Je mësuar me perendim ti, që ta lan bythën sifoni hidrahulik. Por jo, këtu vetëm goja dhe dora punon!  Në këte kohë kur vendi kërkon duar te pastra, ti kërkon bythë të pastër!”, shkruan Dylgjeri.

Reagimi i Dylgjerit: 

U nxitove Taulant!

Doje dhe leter higjenike? Eshtë arsye për të lene punën kjo Taulant? Per te lene Ministrine?

Unë them jo! Te mblidhje bythen Taulant! Çfare eshte ketu Danimarke që duhet bytha e paster? Ne kete vend nuk ka me letra! Eshte mbyllur edhe Drejtoria e letrave te popullit. Vetëm on line! Gjithshka on lineTaulant! Dhe pastaj nese jo, ti drejtoheshe PLATFORMES. Do shihje ti si te zgjidheshin pastaj edhe bytha edhe letrat higjenike. Do te shihnim ne TV-te se si do te ishte zgjidhur halli. Po ti…U nxitove Taulant!

Je mesuar ne perendim Ti, qe ta lan bythen sifoni hidrahulik. Por jo, ketu vetem goja dhe dora punon!  Në këte kohë kur vendi kërkon duar te pastra, ti kerkon bythe te paster!

U nxitove Taulant!

Doje dhe arkiv e shkresa ne zyre nga paraardhesi. Tutkun!

Si i kerkove xhanem. Kush le gjurme ne zyre kur le punen ne kete vend. Po s’ke faj. Je fresh. Nuk e di ti si dalin me thes te zi shkresat ne koridor. Po erdhe ne kohe kape ndonje leter, po vonove do e besh nga e para arkiven e zyres.

E fundit Taulant. Ti ishe zv Minister. Edhe ketu ke gabuar Taulant. ZevendesMinistri ankohet, largohet, pastrohet, ne mungese dhe me porosi te Ministrit. U nxitove Taulant!

Të fundit