Flash News

KRYESORE

U përfshi në një skandal seksual/ Zv.kryeministri australian paraqet dorëheqjen

U përfshi në një skandal seksual/ Zv.kryeministri australian

Politikani australian, Barnaby Joyce ka thënë se do të paraqes dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit, pas një sage që dëmtoi rëndë politikisht, e cila nisi me një marrëdhënie jashtëmartesore të tij me një ish-pjesëtare të stafit.

Joyce tha se do të paraqesë të hënën letrën e dorëheqjes si udhëheqës i partisë “Nationals”, partnere e koalicionit qeveritar. Më herët, ai u kishte rezistuar kërkesave për të dhënë dorëheqjen, pavarësisht aludimeve dhe zërave për sjelljen e tij.

Skandali ka dominuar politikën australiane prej më shumë se dy javësh. Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, e falënderoi në një deklaratë Joycen për shërbimet e tij, shkruan express.

Zërat mbi aferën e Joyce nisën pasi ai dhe Vikki Campion, ish-këshilltare për mediet, u fotografuan së bashku në një lokal në Sydney në shkurt të vitit 2017. Në prill, ish-bashkëshortja e tij, Natalie, raportohet se ishte përballur me Campion në lidhje me zërat.

Muajt në vijim, Joyce përshkruhej nga kolegët e tij të partisë si totalisht i çorientuar. Për të parën herë, ai e pranoi aferën me Campion më herët këtë muaj, por fillimisht ai refuzoi të dorëhiqej, duke këmbëngulur se çështjet private mbeten private.

Të fundit