Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
"U prehsh në paqe kolonel Shena!", Xhaçka mesazh ngushëllimi: Një prej oficerëve më të përkushtuar në FA; mirënjohje për kontributin
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka reaguar pas ndarjes së parakohshme nga jeta të kolonel Neshet Shena. Xhaçka bën me dije komandanti nuk mundi t’i mbijetonte një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë.
Po ashtu, në mesazhin e saj të ngushëllimit drejtuar familjes së Kolonelit për humbjen e madhe, ministrja e Mbrojtjes shpreh mirënjohjen për kontributin profesional të Shenës, si një prej oficerëve më të përkushtuar në FA.
"Pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë, kolonel Neshet Shena, komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale, u nda nga jeta duke lënë në hidhërim familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të, në 35 vite të karrierës në Forcat e Armatosura. Mirënjohje pa kufi për kontributin njerëzor e profesional të një prej oficerëve më të përkushtuar në FA. Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes e dy djemve. U prehsh në paqe, kolonel Shena", shkruan Xhaçka.