Flash News

KRYESORE

U shpall futbollisti i vitit në ‘Premier League’, Meka ndërton xhami me emrin e Salah

U shpall futbollisti i vitit në ‘Premier League’, Meka

Futbollisti egjiptian, Mohamed Salah, u shpall futbollisti i vitit në ‘Premier League’ dhe zv.kryetari i Bashkisë së Mekës në Arabinë Saudite, ka vendosur ta nderojë atë.

Ai është shprehur se do t’i dhurojë Salah një copë toke ose do të ndërtojnë një xhami në emër të tij.

“Ka disa zgjedhje në lidhje me truallin që do t’i dhurojmë. Një opsion tjetër është të ndërtojmë një xhami me emri e tij. Të shohim, do ta vendosim pas mbledhjes së radhës në këshillim bashkiak, por patjetër që do të nderojmë Salah, një mysliman shembullor i suksesshëm në botë. Ne e dimë bamirësinë e tij dhe do ta shpërblejmë,”  ka thënë Al-Rowky, zv.kryetari i Bashkisë së Mekës.

Futbollisti Salah, çdo herë që shënon një gol, e feston atë me një lutje islamike, duke e vendosur ballin në tokë.

Pikërisht për këtë arsye, edhe Meka ka vendosur ta nderojë futbollistin.

Të fundit