Flash News

KRYESORE

Veliaj ka 3 vite që premton se “brenda 5 viteve” Tirana do furnizohet 24 orë me ujë

Veliaj ka 3 vite që premton se “brenda 5 viteve” Tirana do

Në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës, e zhvilluar sot, kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi sërish se deri në fund të mandatit tjetër, kryeqyteti do të furnizohet me ujë 24 orë, ndryshe nga sa ndodh aktualisht ku furnizimi në rastin më të mirë arrin në 14 orë.

Pra, sipas Veliajt, furnizimi me ujë në 24 orë për Tiranën do të arrihet deri në mesin apo në fund të 2023-it.

Por kjo nuk është hera e parë që Veliaj premton se “brenda 5 viteve”, furnizimi me ujë do të jetë i mundur gjatë gjithë ditës. Këtë premtim ai e ka bërë në 2017-ën, sërish në 2018-ën dhe sot, në 2019-ën. Në tre vite, Veliaj ka premtuar se “brenda pesë viteve” situata me ujin në Tiranë do të ndryshonte tërësisht. Deri më tani, tre vite janë shpërdoruar vetëm me premtime nga kryebashkiaku.

Ishte vera e 2017-ës kur kryebashkiaku Veliaj premtoi për herë të parë 24 orë ujë “brenda pesë viteve”, për të justifikuar rritjen e çmimit për të gjithë qytetarët.

Video e 2017-ës

Të fundit