Flash News

KRYESORE

Vetëm një ministër i kabinetit Rama reagon për dorëheqjen e Haradinajt: Iku si një burrë shteti

Ndërsa kryeministri Edi Rama vazhdon të thellojë heshtjen e tij, duke mos reaguar ende për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, i vetmi ministër nga kabineti i tij, që ka përshëndetur këtë akt ka qenë ai i Diasporës, Pandeli Majko.

Në një reagim në rrjetet sociale, Majko vlerëson aktin e Haradinajt se  u largua si një burr shteti, e duke dhënë shembullin e paqes.

“Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare.

Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij.

Sot jam me Ramushin! Të falënderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes”, shkruan Majko.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ende nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me vendimin e Haradinajt, me të cilin nuk ka pasur dhe raporte aq miqësore.

Të fundit