Flash News

NDËRKOMBËTARE

Vetmia mund t`ju vrasë, ja si shkakton sulm në zemër dhe goditje në tru

Vetmia mund t`ju vrasë, ja si shkakton sulm në zemër dhe goditje

181.000 njerëz janë analizuar nga shkenctarët britanikë, ku u konstatua se vetmia dhe izolimi social mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës në 29% ndërsa të goditjeve në tru në 32%.

Izolimi social merr një taksë të rëndë për shëndetin mendor dhe mirëqenien, pork y studim ka treguar për një ndikim negativ akoma më të madh në shëndetin fizik, paralajmërojnë ekspertët.

Shkencëtarët nga universitet e Jork, Liverpul dhe Njukastëll shqyrtuan 23 studime. Nga 181.000 pacientë të përfshirë, 4628 rezultuan me sëmundje të zemrës dhe 3000 me sëmundje neurologjike.

Na revistën mjekësore Heart, autorët thanë: “Kemi gjetur një lidhje midis të qënit i vetmuar dhe sëmundjeve kardiovaskulare apo neurologjike: Dr Kellie Payne tha: Vetmia është duke u bërë një epidemi e heshtur në shoqërinë tonë dhe është përgjegjësia e komunitetit për ta trajtuar atë”.

Vetmia shkakton ndjenë depresioni, stresi, izolimi prandaj ndikon drejtpërdrejt në sistemin nervor dhe atë kardiovaskular.

Burimi: Daily Mail

Të fundit