Flash News

KRYESORE

Video: Anglia nuk njeh mëshirë, Kosova e pafuqishme ndaj "3 Luanëve"

Video: Anglia nuk njeh mëshirë, Kosova e pafuqishme ndaj "3

Kosova ka humbur me rezultatin 0-4 ndaj Anglisë. Ekipi "Dardan" u tregua i pafuqishëm ndaj "3 Luanëve" që nuk treguan aspak të ëmbël, pavarësisht se u mikpriten si duhet.

Ndeshja u hap nga  Winks që shënoi në minutën e 32-të, për të hapur serinë e golave.

Në të 78-ën, Kane përfiton nga një pasiguri e Alitit për të gjetur rrjetën, duke çuar shifrat në 0-2. Pak minuta më vonë, Rashford shënon një gol të bukur, për të trefishuar avantazhin.

Në sekondat e fundit të sfidës, do të shënonte dhe talenti Mason Maount, golin e parë personal me fanellën e Anglisë.

https://streamable.com/8lxxa

Të fundit