Flash News

KRYESORE

Video/ Arrestohet një nga të akuzuarit e vrasjes së ish efektivit të FNSH-së Ibrahim Basha në Lazarat

Video/ Arrestohet një nga të akuzuarit e vrasjes së ish efektivit

Policia e kufitare e Rinasit arrestoi në mbrëmjen e sotme një nga anëtarët e grupit kriminal që mori pjesë në vrasjen e ish efektivit të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë Ibrahim Basha, gjatë një aksioni në Lazarat në vitin 2015. Beqo Brahimi u ndalua në Rinas pasi Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi për të dënimin me 8 vjet heqje lirie në mungesë. I kërkuari 30 vjeçar u ndalua sapo zbriti nga avioni në kryeqytet.

Forcat e FNSH-së kishin nisur një aksion në mëngjesin e 25 qershorit të vitit 2015 për të arrestuar elementët kriminalë të cilët vepronin në fshat, pasi gjatë natës ishte qëlluar me armë.

Ndaj forcave të FNSH-së u qëllua me armë zjarri, ku përveç vrasjes së Bashës, u plagosën edhe dy kolegët e tij, Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj. ata ndodheshin në një fugon, pas dy automjeteve të tjera, e po ecnin drejt fshatit.

Në fshat situata ishte e tensionuar, pasi në 2014 rreth 500 forca policore zbarkuan aty, ku sekuestruan disa tonë lëndë narkotike dhe arrestuan persona me precedent të rrezikshëm kriminalë.

Të fundit