Flash News

KRYESORE

Video/ Banorët e fshatit i vrasin tre të vegjlit, arusha hakmerret te delet

Video/ Banorët e fshatit i vrasin tre të vegjlit, arusha hakmerret te

Banorët e fshatit Pouskë në Prizren mbytën tre arinj të vegjël, javë më parë. E ëma e të vegjëlve ka shkuar në një fermë në fshat duke ngrënë 12 dele në afërsi të ish-fabrikës “Farmakos” në qytetin e Prizrenit.

Ariu ka tentuar ta sulmojë edhe pronarin e fermës, mirëpo ky i fundit është shpëtuar nga qentë e shtëpisë.

Brenda dy muajve, ky është i katërti rast që ariu sulmon bagëtinë e fermerëve të Prizrenit, teksa ka mbërritur edhe në rrugët e qytetit. Nga videoja shihet dalja e ariut nga ujërat e lumit “Lumbardhi” që përshkon parkun natyror “Marash” tepër i frekuentuar nga qytetarët e Prizrenit.

Më herët fshatarët kishin mbytur tre këlyshë arinjsh të vegjël, dhe duket se është hakmarrje për të vegjëlit e saj.

Të fundit