Flash News

KRYESORE

Video e Lefter Allës me kokainë, Manjani: Detyra morale kërkon fytyrë, të shkarkohet në sekondë

Video e Lefter Allës me kokainë, Manjani: Detyra morale kërkon

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ftuar në emisionin ‘Real Story’, duke komentuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës me kokainë, që sot u bë publike, tha se Alla duhet të shkarkohet në sekondë, ndërsa argumentoi se për hir të disa kodeve morale ai nuk mund të shërbejë më si kryebashkiak.

Lefter Alla nuk mund të jetë më kryetar bashkie dhe të kuptojë situatën. Qeveria duhet ta shkarkojë në sekondë. Ligjërisht është diskutim tjetër, por nga ana morale nuk mund të jetë më në krye të Bashkisë Bulqizë. Nuk di nëse ka shkelje ligjore apo jo, por është video shokuese. Një kryebashkiak nuk mund ta bëjë detyrën duke qenë nën efekt droge.

Detyra morale kërkon fytyrë, kërkon surrat. Me çfarë fytyre do shërbesh me fytyrën e mallit apo që të kanë hedhur bombë në zyrë?”, tha Manjani.

Kujtojmë se ishte gazetari Artan Hoxha që ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke thithur kokainë në një ambient publik.

Të fundit