Flash News

KRYESORE

Video/ Franca është shumë e fortë, Shqipëria zgjohet vetëm në fund

Video/ Franca është shumë e fortë, Shqipëria zgjohet

Ka qenë një ndeshje mjaft e vuajtur ajo e Shqipërisë në “Stade de France” kundër Francës në kualifikuest e Euro 2020-ës. “Gjelat” fituan me rezultatin 4-1, në një ndeshje që e dominuan plotësisht dhe ku zbavitën publikun vendas në shkallët e stadiumit. Goli i Sokol Cikalleshit për Shqipërinë shërben vetëm disi për të ulur trishtimin nga një ndeshje që tregoi mjaft probleme për kombëtaren.

Ndryshimet e trajnerit Edi Reja nuk bënë punë, ndoshta për shkak të mos efektivitetit të kuqezinjve në fushë, ose mbase për faktin se kundër kishin kampionët e botës në fuqi. Ekip me lojtarë klasi, të pagabueshëm përballë portës.

Trajneri italian i kishte dhënë Odise Roshit një detyrë të re, të luante më i tërhequr. Një siklet i madh për fierakun, i cili pati fajin vet në dy golat e parë, por i pamësuar me këtë zhvendosje të re. Herë-herë ai pati shpërthimet e tij, por kundër “gjelave” ishte e vështirë që të çante.

“Les Blues” shënuan nga 2 gola për pjesë.

Në të 8 shënoi Coman, pastaj në të 27’ dyfishoi Giroud. pas 10 minutash, rezultati mund të kishte  shkuar 3-0, por ylli i Barcelonës, Antoine Griezmann, goditi traversën nga pika e bardhë 11 metërshit.

Edhe në pjesën e dytë, kuqezinjtë e patën të vështirë të reagonin. Nga ana tjetër, vendasit kontrolluan lojën dhe gjetën golin e tretë në të 68’ prapë me Kingsley Coman, një problem i madh për mbrojtjen kuqezi gjatë gjithë takimit. Në të 85’. Ikone shënoi golin e katërt.

Cikalleshi, i futur në pjesën e dytë i dhuroi një buzëqeshje tifozëve kuqezi, duke kthyer në gol një penallti të fituar vetë, pas ndërhyrjes së gabuar nga portieri francez Hugo Lloris. Por vetëm kaq për kuqezinjtë, që tani duhet të punojnë shumë për të rregulluar problemet, ndërsa sfida me Islandën luhet më 10 shtator. Që të mbahen gjallë ëndrrat për kualifikim, Shqipëria duhet që të fitojë të martën.

Renditja              N            P    

1              Franca   5              12

2              Turqia   5              12

3              Islanda  5              12

4              Albania 5              6

5              Moldavia             5              3

6              Andorra               5              0

Të fundit