Flash News

KRYESORE

Video/ Grushte ndaj shoferit të autobusit në Tiranë pasi një vajze iu vodh portofoli

Video/ Grushte ndaj shoferit të autobusit në Tiranë pasi një

Vjedhja e portofolit të një pasagjereje ka shkaktuar një rrëmujë e dhunë në autobusin e linjës Kombinat – Kinostudio.

Videoja e mëposhtme tregon momentin kur shoferi i urbanit sulmohet nga një person, i cili u irritua pasi u mbyllën dyert e mjetit. Gjithçka nisi pasi një vajzë u ankua se kishte humbur portofolin e saj. Drejtuesi i mjetit nuk la asnjë person që të dilte, ndërsa u lajmërua edhe policia. Por sigurisht që një veprim i tillë acaroi së tepërmi një prej pasagjerëve, i cili nuk e kurseu dhunën fizike.

Konflikti u shua nga punonjësit e policisë së Tiranës, të cilët shoqëruan në komisariat agresorin, ndërsa nisën edhe hetimet për vjedhjen. Vjedhjet ndaj pasagjerëve në linjat e urbanëve të kryeqytetit vazhdojnë që të jenë problem, ndërsa policia përpiqet që të luftojë fenomenin.

Të fundit