Flash News

KRYESORE

Video/ Kosova humbet ndaj Anglisë, por dhuron spektakël

Video/ Kosova humbet ndaj Anglisë, por dhuron spektakël

Anglia është fituesja e takimit, por futbollistët Kosova u largua nga stadiumi “St Mary's” me kokën lart, pasi ishin të jashtëzakonshëm në fushë. Valon Berisha i la pa fjalë vendasit, kur pas vetëm 35 sekondash lojë shënoi golin e avantazhit për dardanët.

Por “Tre luanët” e morën veten shpejt dhe barazuan në të 8 me anë të Sterling. Kane i solli buzëqeshjen vendasve, kur ën të 19 shënoi golin e avantazhit për vendasit.

Për ta përkeqësuar edhe më situatën, Mërgim Vojvoda shkaktoi autogol në portën e tij (38’), por kjo solli polemika për trajnerin e kosovarëve Bernard Challandes, që protestoi për faull. Anglia realizoi golin e katërt në të 44’ me anë të Sancho-s. E pas 1 minute ai shënoi golin e pestë. Anglezët u futën ën dhomat e zhveshjes të bindur për fitoren.

Por pjesa e dytë nuk rezultoi aq e thjeshtë për ta. Dardanët u futën në fushë të karikuar. Goli i dytë erdhi pas 4 minutash lojë sërish nga Berisha. Sulmet dhe presingu u shtuan dhe në të 55’, Vedat Murriqi fitoi një penallti pas ndërhyrjes së gabuar të Harry Maguire-s.

Loja u bë më e vrullshme, ndërsa në të 65’, Angluia humbi një shans shuam të mirë të shënonte golin e gjashtë. Por gardiani i Kosovës, Arijanet Muric u tregua perfekt. Deri në fund të saj, dardanët nuk u dorëzuan me anglezët që ia dolën të menaxhonin rezultatin. Sigurisht, Anglia mori fitoren, por ksoovarët këtë mbrëmje nuk kanë për ta harruar kurrë.

Të fundit