Flash News

KRYESORE

Video/ Kur në 2013 Rama i premtonte banorëve të Astirit se nuk do t’ua prishte banesat

Video/ Kur në 2013 Rama i premtonte banorëve të Astirit se nuk do

Kur Edi Rama ende nuk e kishte marrë mandatin e kryeministrit në vitin 2013, ai u premtoi banorëve të zonës së “Astirit” se nuk do t'ua prishte banesat që ata kishin ndërtuar. Kjo sepse i konsideronte kapitale të ngritura me gjak.

“Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet. Shtëpitë nuk prishen, puna është se janë kapitale të vdekura se janë investime të bëra me kursime me gjak.” deklaroi Rama 6 vite më parë.

Por tani situata ka ndryshuar plotësisht. Tensioni është i madh mes banorëve dhe qeverisë, ndërsa vazhdojnë aksionet për prishjen e ndërtimeve, të kërkuara nga qeveria Rama. Në bazë të vendimit, po dëmshpërblehen vetëm ata banorë, që i kanë banesat e legalizuara.

[video width="400" height="266" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/11/WhatsApp-Video-2019-11-12-at-22.40.21.mp4"][/video]

Të fundit