Flash News

KRYESORE

Video/ Maliqi: Rama ka frikë nga zgjedhjet, s’ka mbështetjen e Ruçit, Bushatit e Xhafajt

Video/ Maliqi: Rama ka frikë nga zgjedhjet, s’ka mbështetjen e

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet vendore. Duke folur me emra konkretë në Ora News, Maliqi thotë se Rama nuk e ka më të njëjtë mbështetjen e Gramoz Ruçit, Ditmir Bushtatit, Fatmir Xhafajt, që i shiti pasi i përdori për vota.

“Ky ka frikë nga zgjedhjet. Me këto vota sipas sistemit me këto bishta dhe me të vjedhura ky nuk i merr dot 74. Po të ishte LSI bashkë me PD, me çamët etj. Me këto vota ky është i humbur. Ky thotë unë do iki në 30 qershor në zgjedhje, ta çojë vendin në diktaturë. Bëri mallkim për ata që duan diktaturën. Unë sot erdha nga Kuçova dhe Berati, ku takova shumë arsimtarë dhe mjekë dhe më thoshin shyqyr që ndodhi ky dekret sepse si do vinim ne të detyruar të votonim, nga frika e punës. Ai bën analizë të thjeshtë. Ai ka frikë nga zgjedhjet. E kishte Rucin, sekretar të partisë e njihte në majë të gishtave. Tani s’e ka më dhe rrezik se vë më. Kishte një Saimir Tahiri që ishte edhe kryetar të PS sepse e shiti tek drejtësia.

Kishte të fortë grupin e Bajrajve dhe disa të tjerë në Tiranë që ambasada e SHBA i përmendi me emra.

Kishte të fortë Ndokën, që e futi në burg pasi e përdori për vota, futi edhe Arben Cukon, i shiti që i dhanë vota në Lushnje.

Shiti vëllain e Xhafës.

Shiti Bushatin që nuk e do më.

Dakon s’e ka më se nuk është më aq i fortë. Qazimin e hoqi, edhe Lefter Maliqin sepse këtë veprim nuk e bëj dot sepse me këtë njeri nuk pajtohem dot. Akti i presidentit është dinjitoz, pasi në 30 qershor do kishte përplasje civile deri në viktima", tha Maliqi.

Të fundit