Flash News

KRYESORE

Video: Man.United fitore me aromë Championsi, Wolves nuk fal

Video: Man.United fitore me aromë Championsi, Wolves nuk fal

Manchester United ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Watfordit në Premier League. Skuadra angleze ka arritur të fitojë pastër në Old Traford. Bruno Fernandes realizoi mjaft bukur nga një penallti në minutën e 42'. Portugezi po kthehet në lojtar të rëndësishëm te "Djajtë e kuq".

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën ishte Martial që dyfishoi shifrat. Futbollisti ia doli të dërgonte topin në rrjetë mjaft bukur, ndërsa për t'i vendosur vulën mendoi Greenwood në të 75'.

Një fitore e rëndësishme për vendasit që kapin vendin e pestë dhe momentalisht janë në valle për Champions Leaguen. Ndeshja tjetër ndërmjet Wolves dhe Norwich mbaroi me rezultatin 3-0 për vendasit.

Të fundit