Flash News

KRYESORE

Video/ Nëna e Katsifas kërcënon Ramën: Do të të vras, më more trimin tim

Video/ Nëna e Katsifas kërcënon Ramën: Do të të

Nga Bulerati, nëna e Kostantinos Katsifas, që mbeti i vrarë në 31 tetor në Gjirokastër, ka kërcënuar se do të vrasë kryeministrin Rama.

Nëna e Kostantinos ka folur greqisht para kamerave duke thënë se do marrë gjakun e të birit:

“Do të bëhem si Xhaveli. Do të vras Edi Ramën. Më mori trimin tim. Pse ma vrau djalin? Nuk e dija që kisha lindur një trim të tillë. Ne duam drejtësi. Të çohem 10-15 si ti të pastrojnë vendin. Do të ta marr unë gjakun biri im.”

Ndërsa kunati i Kostantinos është shprehur duke thënë se ata dhe Shqipëria janë një familje dhe e zgjidhin brenda tyre dhe se Turqia po ndërhyn pa vend:

“Atë ditë e ëma i tha që mos dil se do të të vrasin dhe ai i tha se nuk më vrasin se edhe ata një rrogë të vogël marrin. I bëj thirrje Ramës dhe Tsipras që të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Turqia në rastin kontrekt po ndërhyn pa vend.  Ne dhe Shqipëria jemi familje dhe e zgjidhim brenda nesh. S’ka nevojë për të tretë. Këtu nuk ndodhi asgjë. Por në kufi, policia ktheu gjithë ato njerëz dhe ne do të interesohemi për ta. Gjatë këtyre 40 ditëve kanë ardhur në fshat disa njerëz të veshur civile dhe kontrolluan shtëpitë e banorëve. Kërkonin flamuj, a ku di unë se çfarë. Familjen e Katsifas nuk e kanë bezdisur.”

Të fundit