Flash News

KRYESORE

Video/ PD: Sandër Lleshaj të hetohet nga prokuroria, tregoi papërgjegjshmëri kriminale

Video/ PD: Sandër Lleshaj të hetohet nga prokuroria, tregoi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka akuzuar Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për sjellje të papërgjegjshme dhe kriminale. Ai e quan zyrtarin, të pashpirt, që do të fshehë të vërtetën e rrezikon jetën e qytetarëve.

“Sjellja e Ministrit të Brendshëm është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe kriminale! Ajo është dëshmi e gjallë se qeverisemi nga njerëz të pashpirt, që duan të fshehin të vërtetën, duke rrezikuar jetën e qytetarëve!

Drejtori i Urbanistikës së Lezhës me profesion inxhinier, dëshmon se godina paraqet rrezikshmëri, por Ministri i Brendshëm e urdhëron të fshehë të vërtetën se banesat janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve.”, tha Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD akuzon se këta qeveritarë të papërgjegjshëm, janë të njëjtët individë që detyruan ekspertët të ndryshonin aktet e verifikimit për dy pallatet në Thumanë, t’i vlerësonin ato si të banueshme, duke u bërë përgjegjës për humbjen e jetës së 24 qytetarëve.

“Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet ndaj Ministrit të Brendshëm për intimidimin e ekspertëve dhe tentativën e tij për t’u fshehur banorëve të vërtetën. Kjo sjellje është jo vetëm papërgjegjshmëri kriminale, por edhe shpërdorim i pastër i detyrës!”

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/12/WhatsApp-Video-2019-12-03-at-18.51.03.mp4"][/video]

 

Të fundit