Flash News

KRYESORE

Video/ Rama dhe Meta “shkrijnë akujt” në Prishtinë, shtrëngojnë duart në kulmin e krizës politike

Video/ Rama dhe Meta “shkrijnë akujt” në Prishtinë,

Në kulmin e krizës politike, e thelluar më tej ditëve të fundit kur presidenti Ilir Meta zhdekretoi zgjedhjet vendore të 30 qershorit, sinjale vijnë nga Prishtina në ditën historike të 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë.

Sot, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta janë parë krah njëri-tjetrin në ceremoninë e zhvilluar në sajë të kësaj dite historike për shtetin e Kosovës, ndonëse mes tyre qëndronte Kadri Veseli, kreu i Kuvendit të Kosovës.

Ajo që ra në sy është se Rama dhe Meta, pavarësisht replikave në distancë gjatë këtyre ditëve lidhur me zgjedhjet lokale, sot kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin.

Madje, ky moment i publikuar nga realstory.al është përshëndetur duke u duartrokitur dhe nga të pranishmit, ndërsa paraprakisht mund të lexohet edhe si një “shkrirje akujsh” mes tyre, apo si një hap drejt një dialogu pak para se Meta të zhvillojë një takim të paralajmëruar sot pasdite me partitë politike lidhur me datën e re të zgjedhjeve.

Megjithatë, orët në vijim do të përcaktojnë se çfarë drejtimi do të marrë kriza aktuale, ndërkohë që nesër në Kuvend do të diskutohet edhe draft-rezoluta për dekretin e presidentit.

Të fundit