Flash News

KRYESORE

Video/ Reja: Te Franca çdo lojtar e bën diferencën, por nuk i kemi frikë

Video/ Reja: Te Franca çdo lojtar e bën diferencën, por nuk i

Trajneri Edi Reja është i përqendruar te dy takimet e radhës të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020 më 7 dhe 10 shtator, e megjithatë ai rëndësi i jep edhe rinovimit të kombëtares. Në konferencën e sotme për shtyp, tekniku italian u shpreh se synim është marrja e rezultateve pozitive, por edhe integrimi i futbollistëve të rinj.

"Siç e shikoni që kemi nisur rinovimin e ekipit me lojtarë të moshave më të reja. Kemi disa lojtarë të shpresave. Gjëja e rëndësishme është se jemi të fokusuar në dy ndeshjet e radhës te Franca dhe Islanda. Duam të marrim rezultat, por dhe të integrojmë futbollistët e rinj", tha Reja për mediet.

Italiani foli më pas për rivalët. "Luajmë kundër një ekipi me futbollistë të mëdhenj. Ne shkojmë për ta vendosur në vështirësi Francën dhe duam të bëmë paraqitje të mira. Ne mund të përsërisim paraqitjet e mira me Francën. Shpresoj të marrim dhe rezultat me kampionët e botës. Në ndeshjen ndaj Islandës luajtëm shumë mirë, patëm rënie ndaj Moldavisë dhe tani duhet të rikthehemi me paraqitje të mira. Deschamps? Francën e njohim, por nuk e di me çfarë sistemi do të luajnë, por e njohim. E dimë se janë shumë më të fortë se ne, por duhet të bëjmë paraqitje të mirë dhe t'i vendosim në vështirësi. Nuk mund të them se si. Duhet të hedhim lojtarët që janë më mirë fizikisht. Dua të hedh në fushë futbollistët që janë më gati fizikisht".

Për gjelat nuk do të luajë një futbollisti si Kylian Mbappe, Për Rejan kjo është diçka pozitive. “E dimë se sa i mirë është, por nuk është se nuk kanë alternativa. Te Franca mjafton të kapësh një futbollist rastësor dhe ai bën diferencën. Nuk kemi frikë kundërshtarët tanë, pavarësisht se mund të bëjnë diferencën në çdo moment. Nuk duhet t'i lëmë hapësira dhe të mos luajmë vetëm me një portë, por të barabartë".

Tekniku i kuqezinjve foli për objektivat për dy sfidat e radhës. "Nuk kemi të njëjtat shanse si me Francën dhe Islandën. Duhet të fitojmë me Islandën dhe të përmirësojmë vendin në renditje. Askush nuk e priste që Turqia të fitonte ndeshjen ndaj Francës, kush tha se mund të mos marrim pikë ne? Nuk duhet të gabojmë ndaj Islandës, pasi e kemi kundërshtar direkt".

Të fundit