Flash News

KRYESORE

Video/ Tetë muaj në Shqipëri, Luigi Soreca: Në këtë vend, nuk ekziston kultura e kompromisit

Tete muaj i kanë mjaftuar ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca të dalë në konkluzionin se në Shqipëri nuk ekziston kultura e kompromisit në politikë.Në një intervistë për Deutsche Welle, Soreca u bëri apel partive politike të jenë më të hapura për të dialoguar me njëra-tjetrën.

“Dhe tani është koha për ne që të japim rezultate, por është gjithashtu koha që partitë politike të këtij vendi të gjejnë një kompromis. Kultura e kompromisit nuk është medoemos tipike për këtë vend; ajo duhet të bëhet një moment ku takohen interesat. Gjithkush duhet të bëjë një hap përpara. Ka një urë diku dhe unë jam i sigurt, se ekziston një mënyrë për ta kaluar këtë urë dhe për të siguruar që të gjendet dialogu. Kjo është në interes të shtetasve shqiptarë që duan që ky vend të ecë përpara”, theksoi Soreca.

Në fund, ai shtoi se duhen hartuar strategji të qarta për të motivuar të rinjtë të mos largohen nga vendi. Si shkak kryesor për largimin e tyre, ai përmendin faktin se zëri i tyre nuk dëgjohet.

Të fundit