Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Presidenti i të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është bërë sërish pjesë e rrjeteve sociale për shkak se ka bërë gabime gjatë fjalimit të tij (gjë që ndodh shpesh).
Trump, gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me rrezikun e cigareve elektronike, bëri një gabim, që nga përdoruesit e rrjeteve sociale u konsiderua gafë.
Teksa merrte një shembull personal, duke iu referuar djalit të tij dhe Melania-s, ai e quajti “djali i saj”.
“Cigaret elektronike janë një biznes i madh mesa kuptoj, një biznes i jashtëzakonshëm në një periudhë të shkurtër kohore. Por s’mund t’i lejojmë njerëzit të sëmuren dhe s’mund të lejojmë rininë të ndikohet kaq shumë. Kështu u përfshi edhe Zonja e Parë, e cila ka një djalë… Bashkë… “- u shpreh Presidenti, duke e kuptuar gabimin dhe duke shtuar në fund “bashkë”.
Kaq është dashur që videoja të bëhet virale në Internet dhe të komentohet pafund.
https://www.youtube.com/watch?v=IQQ-hxIwm70&feature=youtu.be&fbclid=IwAR0bdSmKsmOn-Ps-Lfb8CfK1wnjOpuWG_BV2sRkM9rycIbrrRgXGAOxkzI0