Flash News

KRYESORE

Video/ Zjarr i fuqishëm në Shëngjin, flakët kërcënojnë shtëpitë e banimit  

Video/ Zjarr i fuqishëm në Shëngjin, flakët

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë prej orësh malin me pisha në zonën e Shëngjinit në Lezhë.

Siç duket edhe nga pamjet e shpërndara nga banorët e zonës, flakët po avancojnë me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e për pasojë zjarri po u afrohet edhe shtëpive të banuara.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por për shkak të terrenit të vështirë malor kanë hasur vështirësi.

Po ashtu, një zjarr i madh ka rënë mesditën e sotme edhe në majën e Shën Dëllisë, në kufirin midis Bashkisë së Tepelenës dhe Bashkisë së Memaliajt.

Të fundit