Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Vidhte udhëtarët në autobusin e linjës Durrës-Plazh, arrestohet 42-vjeçari
Është vënë në pranga një person, i cili dyshohet për një sërë vjedhjesh të udhëtarëve të autobusit të linjës Durrës-Plazh.
Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë .M., 42 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.
“Arrestohet 42 vjeçari, i cili dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh të pasagjerëve të linjës për në Plazh.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 200 euro , që ua kishte vjedhur pasagjerëve të linjës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion në fushën e mbrojtjes së pasurisë, duke arrestuar në flagrancë shtetasin A.M., 42 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.
Shtetësi i mësipërm, më datë 24.08.2019, në mbrëmje, në lagjen Nr .17/1 Durrës, në Urbanin e linjës Durrës - Plazhi dyshohet se i ka vjedhur shtetasit E.B., banues në Mitrovicë , portofolin ku kishte 200 €, karta banke, kartë identiteti.
Më pas ka tentuar të largohet, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja e tij.
Nga hetimet e kryera rezulton dhe është dokumentuar se shtetasi i arrestuar gjatë dy muajve të fundit ka realizuar disa vjedhje portofolash të udhëtarëve të ndryshëm te cilet udhetonin me urbanin e linjës Durrës -Plazh dhe anasjelltas, konkretisht:
- Më datë 07.06.2019 dyshohet se në urban, në xhep i ka vjedhur portofolin shtetasit E.D., ku kishte vlera monetare dhe dokumenta.
- Më datë 03.08.2019 dyshohet se në urban i ka vjedhur shtetases I.H., portofolin dhe telefonin celular.
- Më datë 15.08.2019, dyshohet se në urban i ka vjedhur shtetasit A.D., portofolin ku kishte vlera monetare dhe dokumenta.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan një sasi parash në €, portofol, kartë banke dhe kartë identiteti.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Vjedhja" parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal”, sqaron policia.