Flash News

KRYESORE

Viktimat nga tërmeti, Kosova e shpall ditë zie të mërkurën

Viktimat nga tërmeti, Kosova e shpall ditë zie të

Në Kosovë dita e nesërme do të jetë ditë zie. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mori këtë vendim në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Shqipërinë.

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet në komunikatën në zyrën për marrëdhëniet me publikun.

Nesër flamujt shtetërorë do të ngrihen në gjysmështizë në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Të fundit