Flash News

KRYESORE

Virusi/ Ambasadori shqiptar në Kinë: Thirrje familjeve, blini biletat për njerëzit tuaj që të kthehen

Virusi/ Ambasadori shqiptar në Kinë: Thirrje familjeve, blini biletat

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë Selim Belortaja në lidhje me ata shqiptarë të cilët kanë kërkuar që të largohen nga Kina e të kthehen në atdhe, u bëri thirrje familjeve të tyre të sakrifikojnë, e t’u blejnë biletat.

“I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen, të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kësaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre. Ambasada nuk e ka mundësinë të paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh. Uroj dhe besoj fort në një shëndet të pacënuar të bashkëkombësve tanë dhe i uroj Kinës fitore të shpejtë të kësaj beteje!”

Ai  informoi se sot për të parën herë nga shpërthimi i epidemisë në Vuhan, MPJ e RP Kinës sqaroi  zyrtarisht krerët e trupit diplomatik se situata vazhdon të jetë e nderë.

“ Na u kërkua ruajtje e qetësisë, evitim i çdo paniku që do të ishte siç u shpreh raportuesi .. “më dëmprurës se sa ..vetë virusi”, si dhe besim!”, shkroi ai në Facebook ndërsa shtoi se provinca e Hubeit me kryeqytet Vuhanin ka numrin dërmues të rasteve, kurse Pekini ka 72 raste të konfirmuara, 2 të rikuperuar dhe një rast vdekje.

Sa i përket gjendjes së shqiptarëve të cilët ndodhen aktualisht në Kinë, ai sqaroi se nuk ka asnjë të infektuar mes rreth 400 shqiptarëve, nga të cilët 60 janë studentë.

“Por zhvillimet na sugjerojmë te përsërisim thirrjen për kujdes, shmangie udhëtimesh dhe respektim të udhëzimeve e rregullave. Kemi vetëm një studente në Vuhan të cilën po bëjmë çdo përpjekje ta nxjerrim, sado që kjo kërkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14 ditore -edhe pse nga testi fillestar ajo doli ok! 3 të tjerët, ne dijeninë tonë janë larguar nga Vuhani dhe kanë mbërritur ose po mbërrijnë në atdhe!”

Të fundit