Flash News

KRYESORE

Vllaznia dhe Tirana ndajnë një pikë në kryeqytet

Vllaznia dhe Tirana ndajnë një pikë në kryeqytet

Tirana dhe Vllaznia sot e mbyllën në barazim 0-0 ndeshjen në Selman Stermasi. Ndeshja nuk pati gola, por plot emocion, traversa dhe pritje fantastike portierësh.

Lojtari i Vllaznisë, Hygor, në të 20' mori një top në hyrje të zonës dhe e kontrolloi në mënyrë të shkëlqyer. Pasi u fut drejt qendrës, ai gjuajti me të majtën, duke tronditur traversën e Tiranës.

Ekipi bardheblu fitoi një goditje dënimi në një pozicion të rrezikshëm në minutën e 24-ët dhe Batha mori përsipër ekzekutimin e saj. Mesfushori difensiv gjeti trekëndëshin e portës, por u ndal nga një fluturim i Sherrit, i cili e çoi topin në goditje nga këndi. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Të dyja skuadrat tentuan të gjenin golin e avantazhit në 45 minutat e dyta, ndërsa Ngoo pati rastin më të mirë në minutën e 76-të. Megjithatë, goli mungoi, pavarësisht tentativave të shumta dhe lëvizjeve të trajnerëve. Në sekondat e fundit, Dunga mendoi se shënoi me portën e boshatisur, por Malota bëhet heroi i Vllaznisë, duke larguar topin nga vija fatale.

Të fundit