Flash News

KRYESORE

Vllaznia përgënjeshtron gazetat: Nuk e kemi hedhur në gjyq Bylisin

Vllaznia përgënjeshtron gazetat: Nuk e kemi hedhur në gjyq

Eridon Qardaku sot u bë çështja e ditës në mediat sportive shqiptare. Në shtypin e shkruar u raportua se Vllaznia ka hedhur në gjyq Bylisin, klubin aktual të sulmuesit shkodran, duke i kërkuar 120 mln lekë të vjetra.

Klubi shkodran ka dalë me një komunikatë zyrtare, duke thënë se nuk ka ngritur asnjë padi për klubin ballshiot. Në fakt, "Politiko" sot zbuloi se klubi që pretendon 3 mln lekë të vjetra është KF Shkodra dhe jo Vllaznia.

Shuma e përmendur në shtypin e shkruar, 120 mln lekë të vjetra, ka të bëjë me pagesën që një klub blerës duhet të bëjë për klubin që ka ndihmuar në rritjen e lojtarit në hapat e parë të karrierës.

Reagimi i Vllaznisë:

“Ditën e sotme në medien e shkruar është botuar një lajm sipas të cilit Klubi Vllaznia ka paditur dhe hedhur në gjyq Klubin e Bylisit, pikërisht për shkak të çështjes së futbollistit Eridon Qardaku.

KF Vllaznia sqaron imediat dhe të gjithë opinionin publik se nuk ka bërë asnjë padi ndaj këtij klubi për këtë çështje dhe nuk ka asnjë gjyq të hapur me të. Mbase mund të jenë klube të tjera që kanë ndërmarrë veprime të tilla, por ne jo.

Sa i takon pagesës të tarifës së kompensimit për lojtarin në fjalë, Vllaznia dhe Bylis do të merren vesh me njëri- tjetrin në ditët në vijim pa patur nevojë për padi apo gjyqe, por thjesht duke zbatuar rregulloret e FSHF-së, UEFA-s e FIFA-s për çështje të tilla".

Të fundit