Flash News

KRYESORE

Vodafone Albania: po spekullohet për ‘tërheqjen' tonë nga Shqipëria. Lajme të rreme

Vodafone Albania: po spekullohet për ‘tërheqjen' tonë

Vodafone Albania ka reaguar zyrtarisht pas një lajmi që qarkullon në disa media sipas të cilit kompania është në shitje dhe se do të tërhiqet nga tregu shqiptar. “Vodafone e mohon kategorikisht këtë  lajm”, thuhet në komunikatën për media të shpërndarë nga zyra e shtypit e kompanisë.

Po aty theksohet se Vodafone është një kompani në zgjerim, gjë që e dëshmon edhe blerja e operatorit fiks ‘Abcom’, si dhe një plan investimi në insfratrukturën e rrjetit me vlerë 500 milion euro.

“Vodafone konfirmon angazhimin e saj në  tregun shqiptar, si një  prej tregjeve kyçe të  Vodafone në  Europë”, mbyllet komunikimi i kompanisë për publikun.

Të fundit