Flash News

KRYESORE

Vodhi paratë e qytetarëve, arrestohet ish-punonjësi i Ujësjellësit

Vodhi paratë e qytetarëve, arrestohet ish-punonjësi i

FOTO ILUSTRUESE

Një ish-punonjës i Ujësjellësit në Fier është vënë në pranga, pasi akuzohet se ka përvetësuar paratë e arkëtuara nga qytetarët, kur punonte si faturist.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Ramis Lushaku Ramis Lushaku, pasi ishte shpallur në kërkim.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 10.05.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Ramis Lushaku duke qenë faturist te ujësjellësi Fier, lekët e qytetarëve nuk i ka depozituar por i ka përvetësuar duke shpërdoruar detyrën.

Të fundit