Flash News

KRYESORE

Voltana Ademi ‘thyen’ bojkotin, për herë të parë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak pas 30 qershorit

Voltana Ademi ‘thyen’ bojkotin, për herë të parë

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka ‘thyer’ bojkotin dhe ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Në këtë mbledhje, Ademi merr pjesë për herë të parë që pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ku ka prezantuar paketën fiskale për vitin 2020.

“Jam këtu për të mbrojtur interesat më të larta të banorëve në Shkodër, në respekt për besimin që më kanë dhënë në administrimin e shtëpisë sonë të përbashkët, Shkodrës”, u shpreh ndër të tjera Ademi.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 30 qershorit, opozita nuk mori pjesë, ndërsa Shkodrën e fitoi Valdrin Pjetri, i cili dha dorëheqjen para marrjes së mandatit për shkak të një dënimi të padeklaruar në Itali.

Të fundit