Vrasja e gazetares në Irlandën e Veriut, policia arreston dy adoleshentë

Policia e Irlandës së Veriut ka arrestuar dy persona për vrasjen e gazetares Lyra McKee. Për ngjarjen që tronditi britanikët janë arrestuar dy meshkuj të moshës 18 dhe 19 vjeç, të akuzuar për ‘akt terrori’.

Gazetarja 29 vjeçare u qëllua për vdekje teksa ishte duke mbuluar protestat e dhunshme në qytetin e Derry, mbrëmjen e së enjtes.

Pak përpara se të qëllohej me armë, McKee kishte shkruajtur në rrjetet sociale për protestat: “Sot në Derry. Absolutisht një çmenduri.”