Flash News

KRYESORE

Vriten në mënyrë të mistershme me shigjeta tre persona brenda hotelit

Vriten në mënyrë të mistershme me shigjeta tre persona

Tre persona janë vrarë në mënyrë të mistershme me shigjeta brenda një hoteli në Gjermani.

Ishte pastruesja ajo e cila mësoi e para vdekjen e tre personave. Ngjarja ka nodhur në një hotel pranë qytetit Passau. Banesa në Vitingen ishte në pronësi të një prej grave të vrara ne hotelin e Passau.

Mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:00, 3 persona u regjistruan në një hotel të Passaut. Të shtunën, pastruesja i gjeti të vdekur. 2 prej viktimave, një burrë 53 vjeç dhe një grua 33-vjeçare gjendeshin në shtrat dorë për dore, të goditur disa herë me shigjeta. Viktima e tretë ishte një 30-vjeçare që ishte e shtrirë përballë krevatit dopio”, thuhej në njoftimin e policisë.

Mediat e huaja shkruajnë se 30-vjeçarja ishte motra e një prej grave të vrara në apartamentin e Vitingen.Policia e ka konsideruar të rëndë ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e saj. Ndërsa gjuetia me shigjeta me hark është e ndaluar në Gjermani.

Të fundit