Flash News

KRYESORE

Vritet me armë gazetarja 29-vjeçare në Irlandën e Veriut, policia: Po trajtohet si incident terrorist

Vritet me armë gazetarja 29-vjeçare në Irlandën e Veriut,

Qëllohet për vdekje një gazetare mbrëmë në Irlandën e Veriut.

Lyra McKee vetëm 29 vjeç po ndiqte nga afër trazirat që kishin shpërthyer në Londonderry, kur një person i armatosur hapi zjarr drejt saj dhe policisë.

Për pasojë, gazetarja ndërroi jetë në spital, ndërsa policia deklaroi fillimisht se po e heton ngjarjen si një incident terrorist. Për këtë, policia ka bërë përgjegjëse organizatën IRA, Armata e re Republikane Irlandeze.

Po ashtu, policia sqaroi se gazetarja nuk mendohet të ketë qenë shënjestër, por mbeti e vrarë aksidentalisht.

Të fundit