Flash News

KRYESORE

Vuçiç kërkon të shmangë përplasjet: Nuk ofendoj shqiptarët, dua paqe

Vuçiç kërkon të shmangë përplasjet: Nuk

Presidenti i Serbisë në deklaratën e fundit ka dërguar mesazhin në Kosovë se ai nuk do që të krijojë konflikt me politikanët vendas. I pyetur nga mediat për deklaratën e bërë nga kryeministri në largim Ramush Haradinaj, se ushtria serbe u largua nga Kosova falë UÇK-së, ai u përgjigj, se e ka kuptuar mesazhin.

“Ata janë njerëz seriozë dhe dërgojnë mesazhe serioze, i kemi pranuar dhe kuptuar. Ata e dinë se cilat janë interesat e popullit të vet, dhe ne i dimë interesat e popullit tonë. Interesi ynë parësor është paqja dhe ruajtja e paqes”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se shqiptarët mendojnë se janë shumë të fuqishëm e serbët të dobët, porse rëndësi për të ka që serbët të jenë të përgjegjshëm dhe seriozë.

“Nuk më shkon mendja t’i ofendoj. Puna jonë është të ruajmë paqen dhe të ndihmojmë popullin tonë të qëndrojë, të ketë sa më pak gjykime për vepra verbale. Më mirë të më gjykojnë mua sesa popullin tonë. Mua gjithmonë më interesojnë veprat e jo fjalët”-shtoi presidenti serb, i cili gjithashtu iu përgjigj edhe Albin Kurtit, i cili këmbënguli se kurrë nuk do t’i japë territore Serbisë.

Të fundit