Flash News

KRYESORE

Vuçiç si Rama, sulmon Dojçe Velen: Nuk ka folur kurrë mirë për Serbinë

Vuçiç si Rama, sulmon Dojçe Velen: Nuk ka folur kurrë

Presidenti serb Aleksander Vuçiç e ka akuzuar radion gjermane Dojçe Vele (DW) se nuk ka thënë kurrë ndonjë gjë të mirë për Serbinë. I pyetur nga gazetarët nëse kishte kuptim Parada e Ditës së Fitores, duke marrë parasysh edhe faktin se Dojçe Vele dhe media të tjera e kishin konsideruar si demonstrim të kultit të personalitetit,  kryetari i shtetit serb u përgjigj me pyetje retorike.

"Kur ka ndodhur ndonjëherë që Dojçe Vele të thotë ndonjë gjë pozitive për Serbinë? Apo për ndonjë gjë që ka bërë qeveria serbe? A e mbani mend ju? Jo? As unë!"

Presidenti serb nuk ëshë i vetmi lider ballkanik që konfliktohet me mediat e huaja. Të njëjtën gjë ka bërë edhe 'homologu' shqiptar Edi Rama pas disa raporteve jo pozitive për qeverinë e tij nga Zëri i Amerikës. Rama e quajti 'kazan' median publike amerikane.

Të fundit