Flash News

KRYESORE

Xhelozi, të qeshura dhe emocion. Bes Kallaku përlotet për herë të parë në studio televizive

Xhelozi, të qeshura dhe emocion. Bes Kallaku përlotet për

Aktori i humorit Bes Kallaku është ftuar në “Dua të të bëj të lumtur” nga Sanija, gruaja e cila është rritur jetime nga njëra jetimore në tjetrën.  Besi bashkë me mamanë e tij e kanë ndihmuar  Sanijen të kaloje vështirësitë më të mëdha. 

Besi e ndihmonte me shuma monetare dhe Sanija i mblidhte për të blerë kurat që i nevojiteshin ose ushqimet e përditshme. Për të nuk kishte shumë rëndësi ndihma ekonomike që ai i jepte, por kujdesi dhe interesi që Besi tregonte. 

Sanija me të qeshur u shpreh se Xhensila nuk e ka takuar sepse ajo është xheloze për Besin.

Momenti që përloti Besin ishte një video në të cilën u shfaqën personat të tjerë që ai i kishte ndihmuar.

Sot në “Dua të të bëj të lumtur”, Besi ishte i zhveshur nga çdo personazh që ka luajtur deri më tani dhe i mbushur me emocione. Gjthashtu surprizës iu bashkuan dhe Ija, gjysha e Besit dhe Xhensila Myrtezai.

Çifti shumë i dashur për publikun treguan dhe të vërtetën për shtatzëninë e Xhensiles, ata edne nuk janë në pritje të një fëmije por u shprehen se e duan shumë dhe e mirëpresin kurdo.

Të fundit