Flash News

KRYESORE

Yuri Kim telefonon Metën, Ramën e Bashën: Lëreni politikën, lufta fitohet me disiplinë dhe unitet

Yuri Kim telefonon Metën, Ramën e Bashën: Lëreni

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u bëri thirrje krerëve të politikës shqiptare të qëndrojnë të bashkuar. Në një shënim në Tëitter, Yuri Kim shprehet se bisedoi me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha të ruajnë unitetin dhe të lënë politikën mënjanë në këto kohë të vështira.

Sipas saj, kjo luftë nuk mund të fitohet pa unitet dhe disiplinë. “Fola me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD Lulzim Basha për t`i përgëzuar për udhëheqjen e tyre të unifikuar kundër COVID-19, që duhet të vazhdojë. Tanuk është koha për politikë si zakonisht. Nuk mund të fitohet kjo luftë pa unitet dhe disiplinë nga të gjithë liderët dhe njerëzit, nga Shkodra në Sarandë”, shkruan Kim.

Ajo shton gjithashtu se “është e natyrshme që të ndihemi të lodhur nga masat” por shton se duhet të qëndrojmë vigjilentë. “Masat e rrepta janë marrë në numër të konsiderueshëm dhe është e natyrshme të ndjehemi të lodhur, por duhet të qëndrojmë vigjilentë. Të gjithë ne, përfshirë edhe Ambasadën e SHBA në Tiranë, duhet të vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë për t`i mbajtur të gjithë të shëndetshëm. Jemi me ju, qëndroni në shtëpi”, shkruan Kim.

Këtë mesazh të ambasadores Yuri Kim e shpërndau dhe kryedemokrati Lulzim Basha, duke u shprehur se PD do të vazhdojë të insistojë për testim dhe distancim social. “Faleminderit Ambasadores së SHBA në Tiranë për ndihmën kundër COVID-19. Partia demokratike do vazhdojë të insistojë për testim dhe distancim social, të ofrojë zgjidhje konkrete & të kërkojë transparencë nga qeveria. Fokusi ynë është jeta,shëndeti dhe ekonomia e shqiptarëve, jo retorika politike”, shkruan Basha.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1247176452350640128

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1247187037146488834

Të fundit