Flash News

KRYESORE

Zagani debat me Ramën: Ke rënë shumë poshtë, mashtrues/ Kryeministri e ofendon

Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani, tashmë në azil në Zvicër, ka debatuar me kryeministrin Edi Rama në aplikacionin “Telegram”. Disa ditë më parë, kreu i qeverisë dhe anëtarë të tjerë të kabinetit ju bashkuan rrjetit “Telegram”, njoftim i cili i shkoi çdo personi që ka numrin e Ramës.

Gjëja e parë që është konstatuar nga Zaganit është fotoja e profilit të kryeministrit Rama, e cila është gjysmë bronzi.

Biseda e plotë:

Dritan Zagani: Kjo foto e profilit shumë e bukur. Fiks tregon karakterin tëndë siç je.

Edi Rama: Mëso shqip, mëso shqip dhe mos u zgërdhi me broçkullat që të nxjerr kamarja e gojës.

Dritan Zagani: Hahaha..je i madh fare..nga trupi se me mendjen ke ik andej nga nuk kthehesh me…dhe ta mendosh se je KM…sa poshtë ka rënë ai vend me një gënjeshtar mashtrues si ti. E hoqe karrigen e thyer o karigethyeri ynë.

 

 

Të fundit