Flash News

KRYESORE

Zbulimi i dënimit të Valdrin Pjetrit në Itali, Patozi ‘thumbon’ Bashën: Lajm i mirë, por jo arsye gëzimi për ata që kanë frikë nga zgjedhjet

Pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike të dukomentave që vërtetojnë se kandidati i PS-së në Shkodër, Valdrin Pjetri, ka qenë i dënuar në Itali, ka reaguar ish deputeti Astrit Patozi.

“Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë ata opozitarë, që besojnë dhe luftojnë për ta larguar me votë këtë qeveri të korruptuar, në rastin e parë që u del përpara”, shprehet Patozi nëpërmjet një postimi në facebook.

Por, ish deputeti nuk ka lënë pa thumbuar opozitën dhe kreun e saj, Lulzim Basha.

“Kjo nuk është një arsye që mund t’i gëzojë ata që kanë frikë nga zgjedhjet. Sepse që atyre t’u vijë radha për të fituar, duhet të presin shekuj ose ajo ditë mund të mos vijë kurrë”, shkruan Patozi.

Të fundit