Flash News

KRYESORE

Zbulohen 3 çanta me drogë në kufirin greko-shqiptar, policia në kërkim të trafikantëve

Policia greke në kuadër të një operacioni anti-drog, ka sekuestruar 76 kg e 310 gram marijuanë në Igumenicë në afërsi të kufirit greko-shqiptar.

Sipas medieve vendase, droga u gjend dje pasdite në Trikorifio e futur në 3 çanta me nga 29 pako secila. Dyshohet se pasi trafikantët kanë pikasur policinë, kanë braktisur lëndën narkotike. Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve.

Të fundit