Flash News

KRYESORE

Zëri i Amerikës: Gazetarët, OSBE dhe BE të shqetësuar për lirinë e medias në Shqipëri

Zëri i Amerikës: Gazetarët, OSBE dhe BE të shqetësuar

Pas prezantimit të dy projektligjeve që qeveria i propozoi Kuvendit si “Paketa Antishpifje” ka pasur reagime të shumta kundërshtuese nga shoqata vendase e të huaja dhe institucione ndërkomëbtare.

Shtatë organizata ndërkombëtare kanë bërë thirrje dje që parlamenti t’i japë fund asaj që e quajnë “proces hileqar” të shqyrtimit të tyre parlamentar.

Gazetarët i shohin reagime të kësaj natyre si një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga keqeverisja.

Alfred Lela, drejtor ekzekutiv i ‘Politiko.al’ e sheh cënimin e lirisë së mediave online si një dredhi politike të kryeministrit për të përdorur kontekstin e katastrofës, në rastin konkret të katastrofës nga tërmeti.

“Është një dredhi politike e kryeminstrit për të përdorur kontekstin e katastrofës, ku zemrat njerëzore janë dhe me të hapura, janë më të ndjeshme ndaj “abuzimit”. Kryeministri me mjeshtëri politike, po e përdor këtë mjet për qëllimet e veta, të cilat do t’i shohim nesër, siç edhe i kemi parë në vazhdën e përpjekjeve të tij për ta trysnuar median”, shprehet  Lela.

Mark Marku, pedagog në Departamentin e Gazetarisë, ndërsa i pranon të metat e medias në Shqipëri, thekson se qeveria po i shfrytëzon mangësitë për të kontrolluar median.

“Edhe ne jemi të shqetësuar për abuzimet që bëhen me lirinë e medias për fakeneËs, apo për mungesën profesionale. ….. Fakti që qeveria ka një shqetësim, nuk do të thotë se qeveria e ka të gabuar shqetësimin. Problemi është se qeveria po përdor këtë shqetësim për të kontrolluar mediat”, thotë  Marku.

“Me pak fjalë nëse kryeministri denigron gazetarin dhe i thotë kazan, gazetari nuk ka të drejtë të ankohet tek këshilli i ankesave, ndërsa e kundërta, nëse një qytetar i thotë kryeministrit kazan, ai ka të drejtë të ankohet. Qeveria është bërë prodhuesi më i madh i lajmeve të pavërteta në vend, përmes ERTV, një kopje e formatit të lajmit, por është propagandë”, thotë Gjergj Erebara, Rrjeti i Gazetarisë Investigative BIRN.

Një problem i vazhdueshëm që ngrenë gazetarët është prodhimi i lajmeve nga zyrat e qeverisë, gjë që sipas tyre, deformon sistemin e informimit.

Kryeministri Rama në mbledhjen e jashtzakonshme në datën 6 dhjetor njoftoi se paketa antishpifje do të kalojë në parlament për miratim bashkë me një klauzolë për shpifjen në gjendje të jashtzakonshme. Zëri i Amerikës ju drejtua zyrës së shtypit të kryeministrit për të marrë sqarime mbi shqetësimet e gazetarëve për draftin antishpifje, por nuk mori përgjigje.

Të fundit