Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Zgjedhje pa opozitën/ Milo ç’kodon këmbënguljen e PS: Ka rënie në sondazhe
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, duke iu referuar disa burimeve ne PS, thote se mazhoranca ka renie ne sondazhe.
Sipas tij, shqiptarët duhet më parë të largojnë krimin dhe korrupsionit dhe pastaj të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Milo shton se problemi i shqiptarëve nuk është fakti se do bëhen apo jo zgjedhjet lokale në 30 qershor, por shqetësimin kryesor shtoi ai, është niveli i krimit dhe korrupsionit.
“Unë e kam thënë edhe gjatë prononcimit me gazetarët. Një rilindas i ka përqeshur këto takime. Unë nuk e di se çfarë ka ndërmend të bëj presidenti. Unë si kryetar partie jam i detyruar ta respektoj ftesën e Presidentit. Ai shprehu shqetësimin për gjendjen, ndërsa tha se mund të këtë edhe takime të tjera. Ai kërkoi edhe mendimin tim se çfarë mund të bëhet. Këshilltari i Metës sot ka lënë të kuptohet se presidenti është duke u përgatitur për të dhënë një datë të re për zgjedhjet”.
“Kjo krizë po na rrëmben të gjithëve dhe po na fut në një vorbull. Unë kam të dhënë brenda PS, që më kanë thënë se të dhënat e tyre në sondazhe tregojnë se nuk janë mirë”.
“Mua nuk më shqetëson bëhen zgjedhjet në 30 qershor apo jo, por këtu kemi të bëjmë në radhë të parë se çfarë do të bëhet me këtë Shqipëri. Të gjithë e dimë se krimin e kemi në prag të derës. Dominon vrasja, krimi dhe korrupsioni. Ne nuk mund t’i anashkalojmë këto probleme”.