Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet/ Haradinaj konfirmon koalicionin me PSD-në e Ahmetit

Zgjedhjet/ Haradinaj konfirmon koalicionin me PSD-në e Ahmetit

Këshilli drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka përfunduar takimin ku është votuar që të bëjnë koalicion parazgjedhor me PSD-në e Shpend Ahmetit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Ka dominuar tema e koalicionit me PSD-në në këtë takim. Është votuar me shumicë votash, me dy abstenime, koalicioni parazgjedhor me PSD-në”, tha ai.

Kjo është konfirmuar nga AAK edhe nëpërmjet një komunikate për mediat ku thuhet se thuhet se i është dhënë mandati kryetarit Ramush Haradinaj që ta zgjerojë koalicionin dhe eventualisht zgjerimin e tij me parti tjera.

“Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ka votuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Partinë Social Demokrate të Kosovës. Njëkohësisht, Këshilli Drejtues i AAK-së, që është organi më i lartë drejtues i Partisë, e ka mandatuar kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, për diskutime për zgjerimin eventual të Koalicionit parazgjedhor të AAK-së”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Gjithashtu ka përfunduar mbledhja e Këshillit drejtues të PSD-së ku pritej të vendosej në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor me AAK-në.

Pas kësaj mbledhje, anëtarët e PSD-së nuk kanë lëshuar asnjë deklaratë. Gjithashtu është vendosur që koalicioni të jetë parazgjedhor, pra AAK dhe PSD do të garojnë në listë të përbashkët zgjedhore.

Të fundit