Flash News

KRYESORE

Zgjidhja e Rudina Hajdarit për ngërçin politik: Më pas të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare e lokale

Deputetja Rudina Hajdari ka ofruar sipas saj zgjidhjen e vetme lidhur me reformën Zgjedhore dhe krizën politike.

Në një reagim në rrjetet sociale, sipas saj zgjidhja numër një është që brenda këtij viti të zhbëhet marrëveshja e 2008, për të vijuar më pas me rekomandimet e OSBE/ODHIR-it dhe më pas të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Vetëm më pas të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare e lokale dhe ta ndreqim këtë vend. Boll me kryetarë perandorakë që e kanë shkatërruar demokracinë në këtë vend”, shkruan Hajdari.

Ndërkohë, kryeministri Rama më herët ka deklaruar se reforma do të ndahet në dy pjesë.

Fillimisht, sipas Ramës të zbatohen rekomandimet e OSBE-së për faktin se janë kusht për negociatat brenda dhjetorit, për të vijuar më pas me pikat e tjera vitin e ardhshëm. Megjithatë, opozita e re e ka kundërshtuar këtë propozim.

Të fundit