Flash News

KRYESORE

Zidane foli për Mbappe, reagon Leonardo: Na bezdise!

Zidane foli për Mbappe, reagon Leonardo: Na bezdise!

Paris Saint-Germain është skuadra e vetme e cila nuk ka pësuar asnjë gol në Champions League këtë sezon. Skuadra parisiene dje fitoi 1-0 kundër Club Brugge dhe kaloi zyrtarisht grupin.

Leonardo, drejtori sportiv i francezëve, me një deklaratë të fundit ka theksuar se skuadra nuk duhet të festojë suksese para kohe, sepse deri tani nuk është fituar asgjë.

"Gjërat janë shumë të qarta për merkaton tonë dhe zhvillimin sportiv. Nuk shprehem para kohe a do blihet Icardi. E dimë se çfarë po ndodh edhe me të tjerët. Thiago Silva dhe Cavani kanë bërë shumë për klubin. Në momentin e duhur do të vendosim nëse do të vazhdojmë kontratat me to. Zidane do Mbappe? Jam bezdisur që flet për të. Kam shumë respekt për të, por nuk është rasti për të folur për një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai është në qendër të projektit tonë", ka deklaruar Leonardo.

Të fundit